Në kongresin e FIFA-s sot është vendosur për organizatorët e Kupës së Botës 2026 ku për herë të parë në këtë edicion do të përfshihet sistemi i ri me 48 skuadra.
SHBA, Kanadaja dhe Meksika kanë fituar të drejtën për të organizuar Kupën e Botës 2026.
Këto tre vende morën shumicën e votave 134, Maroku 65 ndërsa një vend nuk votoi për asnjë nga këto shtete.
Bëhet fjalët për një vendim historik për Meksikën, vendi i parë që pret tre Kupa të Botës.
Kujtojmë që nesër nis Kampionati Botëror që do të mbahet në Rusi. Kurse, pas katër viteve do të mbahet në Katar.
https://twitter.com/united2026/status/1006851829769129984/photo/1