December 25, 2024

Manjani: Rama njësoj si Erdogani

Postimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook

Vazhdon “teatri i skandaleve” të kruhet me Teatrin Kombëtar!

Një projekt ligj i Ministrisë së Kulturës propozon të lidhet një kontratë me një kompani biznesi, është skandali i ri, që përpiqet të mbulojë skandalin Xhafaj!

E paparë e dëgjuar në historinë e 100 viteve të fundit të jurisprudencës në vendet demokratike!

Ai projekt ligj, krejt pa kulturë, nuk ka asnjë lidhje, po asnjë fare, me Kushtetutën dhe rendin ligjor të Republikës!

Vetëm Erdogani ka bërë një ligj të tillë, ku renditi emrat e gjykatësve Gylenistë për ti larguat nga sistemi gjyqsor.

Qeveria jonë është pasuese e vetme e kësaj praktike ligjore anti-shtet e anti-demokraci! Nuk gjendet asnjë rast i tillë në hapësirën e BE, me të cilën duam të negociojmë për anëtarësim!

Ligj në definicion do të thotë norma kuadër që rregullojnë të gjitha marrëdhëniet e fushës (jo firmës Fusha)!

Në Republikën e Shqipërisë pushtetet janë të ndara (neni 7); pra parlamenti bën ligje dhe qeveria i zbaton. Gjykata jep drejtësi.

Çështjet që duan ti rregullojnë me këtë projekt ligj, mund ti zgjidhin me ligjet kuadër që janë në fuqi. Konkretisht : Ligji Për Koncensionet; Ligji Për Prokurimin Publik; Ligji për Pronat Publike; Kodi Civil; Ligji për Urbamistikën etj.

Pra Parlamenti e ka bërë detyrën e tij Kushtetuese duke miratuar këto ligje. Kuvendi nuk mund të bëjë detyrat e qeverisë aq më pak të bashkisë!!!

Parlamenti nuk mund ti bëjë ligjet si vendime tenderash! Ky është kulmi i pabarazisë ndërmjet shtetasve!

Ligji tregon procedurës se si bëhet tenderi, por nuk shpall fituesin!

Neni 116 i Kushtetutës tregon qartë se ligji ka fuqi në gjithë territorin dhe jo vetëm tek territori i Teatrit Kombëtar!

Pra asnjë lidhje me Kushtetutën ka ky projekt ligj, tepër i rrezikshëm për demokracinë gjithashtu!

I rrezikshëm sepse, me të njëjtën llogjikë Parlamenti mund të bëjë ligj për të futur në burg individë apo grupe të caktuara! Apo kanë turp këta!

Ky është skandal e kaluar skandalit! Puç i pastër kundër rendit Kushtetues, në dhunim të hapur të ndarjes së pushteteve; barazisë para ligjit dhe; të hierakisë së normave!

Ndërkohë vendi është pa Gjykatë Kushtetuese. Ndaj qeveria dhe pushteti monist bën qejf!

Por ky skandal nuk mund mbulojë dot krimet shtetërore të trafikut të drogës dhe të damkosjes sonë të përbashkët…

Facebook Comments

MineralHygienics.com