Pavarësisht se tani fiton miliona euro Neymar nuk e ka harruar kurrë prejardhjen e tij.
Një televizion në Brazil ka vendosur të surprizojë Neymarin duke improvizuar shtëpinë e tij të dikurshme, shkruan “AS”.
Jetesë e vështirë dhe varfëri. Këto janë dy fjalët me të cilën mund të përrshkruash ambientet ku është rritur Neymari.
“Ylli” brazilian që aspiron që të bëhet shumë shpejt pasuesi i Messit dhe Ronaldos ka shpërthyer në lot kur ka parë sendet dhe dhomën e tij të fëmijërisë.