December 24, 2024

Kanceri i fytit: Simptomat të cilat nuk duhet t’i anashkaloni

Kanceri i fytit, ndryshe i njohur si kanceri laringal, është më së shpeshti i zakonshëm te personat mbi moshën 60 vjet.

Por, gjëja më e rëndësishme që duhet pasur parasysh rreth këtij kanceri është se simptomat mund të jenë të ngjashme me ato të gripit.

Ekspertët shëndetësorë thonë se këto janë simptomat e kancerit të fytit, të cilat asnjëherë nuk duhet t’i anashkaloni:

– Ndryshimet në zë

– Dhimbjet gjatë gëlltitjes apo probleme me gëlltitje

– Ënjtje apo gungë në qafë

– Koll i cili zgjatë për kohë të gjatë

– Fyt i tharë apo dhimbje veshi

– Në raste të ndryshme edhe probleme me frymëmarrje

Shkaktari i kancerit të fytit nuk dihet saktë, ndonëse ka disa faktorë të stilit të jetesës që jua rrisin rreziqet për ta zhvilluar këtë sëmundje.

P.sh., pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, historia familjare me kancer të kokës apo qafës, kequshqyerja, ekspozimi ndaj kimikaleve të caktuara, etj. – të gjitha këto ndikojnë në rritjen e rrezikut për ta pasur këtë sëmundje.

Ekspertët thonë se nëse i vëreni simptomat e lartcekura, menjëherë shkoni te doktori.

Facebook Comments

MineralHygienics.com