Jona Spahiu dhe partneri i saj, Frenkli Ymeri, kanë kurorëzuar mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre disavjeçare.
Edhe pse e mbajtën të fshehtë datën e dasmës, çifti nuk arrijnë të fshehin një moment kaq të rëndësishëm në jetën e tyre.
Disa momente nga dasma që ka mbledhur familjarët dhe miqtë e ngushtë të çiftit janë ndarë edhe në disa profile sociale.
Edhe pse jo qartë, Jona duket si një Hirushe me fustanin e nusërisë.
Ajo çka duket dhe gjithashtu nuk fshihet është edhe barku i rrumbullakosur i moderatores.
Të dy të kapur prej dore, çifti duken të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe pranë njerëzve të afërt.