Administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku, përmes një deklarate për median, ka deklaruar se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë për të ndaluar rënien e monedhës së BE, Euron, dhe fuqizuar Lekun është e vonuar dhe jo e plotë.
Sipas Buxhukut kjo vonesë ka shkaktuar dëme në qindra milionë euro tek kompanitë dhe rrezikon të shkaktojë falimentimin e disa prej tyre.
Kreu i Konifindustria akuzon gjithashtu, BSH, se nuk është treguar aspak transparente për shkaqet se përse Euro humbi kaq shumë pikë në kaq pak kohë, dhe përse vendosi të ndërhyjë pikërisht në këtë moment.
Po ashtu, Banka e Shqipërisë nuk sqaroi nëse do të ketë një plan të plotë masash ekonomike, financiare dhe institucionale në bashkëpunim me qeverinë, për të ndaluar që skenarë të tillë të mos përsëriten më.
Më 6 qershor, Banka e Shqipërisë ndërhyri duke tërhequr valutën e tepërt në treg, tre javë pasi monedha europiane Euro kishte arritur nivelet më të ulëta historike. Në vetëm pak ditë, Euro duket se ka fituar disa pikë, nga 124 lekë që shkëmbehej më 5 qershor, në 128 lekë sot.