November 24, 2024

Autostrada Tiranë-Durrës bllokohet në nisje të sezonit

Austrada Tiranë – Durrës është bllokuar pjesërisht në segmetin Qafë e Kasharit – Vorë, pasi qeveria ka vendosur të kryejë punimet për mirëmbajtje pikërisht në nisje të sezonit turistik.

Trafiku i ngarkuar prej bllokimit të rrugës ka vonuar edhe gazetarët që ishin thirrur të merrnin në intervistë Ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe kreun e ARRSH-së; në videon e publikuar prej ministrit dëgjohen ironitë e tyre teksa i kërkojnë ndjesë dy zyrtarëve sepse ishin paraqitur me vonesë.

Ministri i Infrastrukturës dhe kreu i ARRSH-së ngushëlluan mediat dhe përmes tyre gjithë qytetarët se ndërhyrja në autostradë ia vlente dhe se “kompanitë e mirëmbajtjes do të punojnë edhe gjatë orëve të natës për të përfunduar sa më shpejt.”

Facebook Comments

MineralHygienics.com