Teksa postimet e njerëzve që i njihnin dhe jo dy viktimat e krimit të pasionit që tronditën Tiranën të premten në mëngjes janë të shumta dhe vijojnë ende në profilin e autorit, miku i ngushtë i Xhafer Matës është munduar “të neutralizojë” debatin dhe sherrin qe ka plasur në komente mes njerëzve që shprehin mendime të ndryshme mbi ngjarjen.
Ai u lutet të mos vijojnë duke sharë por të luten për shpirtrat e të dyve. E në një moment, teksa i përgjigjet një komentuesi, miku i Xhaferit thotë:
“Fajin me te mall qe do ti mbetet peng ne shpirt per te gjith jeten krimin qe beri eshte personi i cili ka siguruar armen te ndjerit se ne te ketilla kushte depresioni nuk i jepet arme ne dor !!! Ai mban pergj i mbyll komentet e mia flm per ata qe komentuan pozitivisht i pergezoj u prehshin ne paqe te dy”.