2,5 tonë marijuanë janë sekuestruar nga Guadia di Financa në afërsi të ujërave territoriale malazeze. Policia është vënë në ndjekje të gomones, e cila pas një orë ndjekje është larguar drejt Malit të zi duke humbur gjurmët. Nderkohë Guardia di Finanza ka sekuestruar rreth 2.5 ton kanabis pranë brigjeve italiane në Pulja, ndërsa trafikantët kanë mundur t’i ikin ndjekjes nga policia. Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e kaluar në det të hapur me angazhimin edhe të policisë shqiptare e asaj italiane.
Policia shqiptare ka dhënë disa detaje për drogën e kapur në brigjet e Puljas. Kanë qenë autoritetet italiane të cilët kanë pikasur gomonen gjatë patrullimit në det të hapur. Fillimisht gomonia me drogë është pikasur nga Guardia di Finanza pranë brigjeve italiane dhe është vënë menjëherë në ndjekje të saj.
Për t’i shpëtuar kapjes nga policia, trafikantët kanë hedhur sasinë e konsiderueshme të drogës në det dhe janë larguar me shpejtësi. Në këtë moment, në gatishmëri kanë kaluar edhe autoritetet shqiptare të Forcës Detare në Vlorë dhe Durrës, ndërkohë që gomonia me trafikantët i drejtohet ujërave malazeze dhe pavarësisht ndjekjes edhe nga autoritetet e këtij vendi, trafikantët ia dalin të shpëtojnë dhe të humbasin gjurmët.
Por gomonia e ngarkuar, në ndjekje nga GdF ka shtuar shpejtësinë duke hedhur në det ngarkesën. Më pas ajo i është drejtuar territorit të Malit të Zi, duke u futur në këto ujëra. Policia malazeze e ka interceptuar gomonen, por pas një ndjekje për rreth 1 orë, ka humbur gjurmët e saj. Ndërkohë që Guardia di Finanza ka rikuperuar mallin e hedhur në det në ujërat ndërkombëtare në afërsi të ujërave territoriale të Malit të Zi, ku rezultoi 2 ton e 475 kilogramë marijuanë.
Edhe pse mediat italiane njoftuan se droga vinte nga Vlora, Policia shqiptare shprehet si gjithmonë se nuk është e qartë origjina e ngarkesës dhe vendi nga ku mund të jetë nisur gomonia me 2.5 ton drogë.Syri