December 25, 2024

Spahia: Europian Rama?

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar ashpër ndaj lajmit për krijimin e qendrës së koordinimit për ish luftëtarët e ISIS, në Shqipëri. Ai e ka cilësuar këtë vendim të Ramës, si jo evropian.

Me anë të një postimi në Facebook, Spahia shkruan se hapja e një qendre të tillë në vendin tonë, do të thotë ti bashkohesh lindjes së mesme dhe jo europës.

Ja postimi i plotë i Spahisë:

Europian ky! E mbushi Shqiperine me investitore europiane dhe perendimore apo me plehra dhe me luftetare te penduar te isis? Eshte pro europiane dhe perendimore te heqesh vizat per qytetaret shqipetar apo te sajosh ngjarje makabre per shtatezani te nderprera dhe te bombardosh me kte perversitet mendor imagjinar kancelarite perendimore? Eshte pro europiane te anetaresosh vendin ne NATO apo forcosh miqesite ekonomike dhe politike me lindjen duke pas mbushur qeverine me ministra bij baballaresh te betuar kunder NATO dhe “imperialisteve”? Pro europiane eshte te kesh vellane trafikant droge? Pro europiane eshte te kontrollosh cdo pushtet perfshire edhe drejtesine? Eshte pro europiane te mbushesh parlamentin e gjithe administraten me lloj lloj funderrine kriminale? Eshte pro europiane te mbrosh deri ne fund cdo lloj krimineli duke luftuar deri ne fund me cdo arsenal per te shkaterruar cdo gje ne kete vend? Eshte europiane te tallesh e te percmosh cdo hall e shqetesim te njerezve te vuajtur ne gjoja llogaridhenien e tij te neveritshme? Eshte pro europiane pameshira ne perjashtimin nga asistenca ekonomike e rreth 20.000 familjeve? Eshte pro europiane te mbyllesh gojen e shtypit dhe mediave? Eshte pro europiane te burgosesh ke proteston per taksa e te mbrosh me epsh trafikantet e droges? Kryeminister pro europian me thonj te zi llum duke ngrene tasin e makaronave me nje pirun une skam pare. Kryeminister pro europian me poture, me atlete e me tuta nder takime zyrtare une skam pare. Pro europian ky? Ky eshte nje palaço i papergjegjshem, nje diktatoruc i deshtuar qe ne sjellje e deri ne paraqitje, te cilit shpejt koha dhe njerezit e pergjegjshem te ketij vendi do i tregojne vendin!

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com