November 27, 2024

Mbyllja e xhamive në Austri/ Erdogan drejton gishtin nga kancelari Kurz

Presidenti turk,Rexhep Taip Erdogan, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryeministrit austriak, Sebastian Kurz,  për mbylljen e shtatë xhamive dhe largimin e 40 imamëve nga Austria.

“Kam frikë se hapat e kancelarit austriak e çojnë botën në një kryqëzatë të re”, ka thënë Erdogan për mediat turke.

Ai ka shtuar se Turqia do të merr disa hapa ndaj këtij vendimi të Austrisë, përcjell lajmi.net.

Kryeministri austriak, Kurz në një konference për shtyp ka thënë se kjo ka ardhur si  goditje ndaj “islamit politik”.

Kurz ka thënë se hetimi i kryer në disa xhami dhe shoqata nga Ministria e Brendshme dhe Zyra e Çështjeve Fetare kishin përfunduar me mbylljen e shtatë xhamive, duke shtuar se një prej tyre i  përkiste shoqatave kulturore  turko-islame.

Kurz gjatë kohës sa ishte ministër i integrimeve dhe çështjeve të jashtme të  Austrisë për Evropën, ka mbështetur ligjin i cili ndalonte financimin e xhamive dhe imamëve nga të huajt në Austri.

Ligji “Islamgesetz”, synonte që të zhvillojë një islam me karakter evropian.

Ndërkohë, Presidenti Erdgoan, ka premtuar se do ta eliminojë terrorizmin në Turqi.

Facebook Comments

MineralHygienics.com