Në Nivicë të Tepelenës është mbajtur një konkurs i ri dhe i veçantë në “PAN-FEST Nivica”.
Konkursi përfshin përzgjedhjen e cjapit më të bukur të krahinës. Festa do të jetë e përvitshme, ndërsa kjo ishte hera e parë që zhvillohej, duke u shndërruar një traditë për këtë zonë.
Në konkursin e zhvilluar shihet dhe kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, ku së bashku me njerëz të tjerë qëndrojnë nën hijet e rrapit të Nivicës ndërkohë që banorët kalojnë aty duke reklamuar cjeptë e tyre.