Një skandal seksuale ka ndodhur në një shkollë në Tepelenë. Mësuesi 63-vjeçar e ka ngacmuar nxënësen 11 vjeçare dhe Policia i ka vënë prangat.
Babai i vajzës ka bërë denoncimin. Sipas tij, me mësuesin ishin fqinjë, kishin hyrje dhe dalje familjare, por ai prej 2 vjetësh ia ngacmonte vajzën. Rasti më i fundit ka qënë ditën e hënë. “Abuzimin e mësuam nga një telefonatë anonime”, ka thënë prindi. “Ndoqëm rrugën ligjore, do t’i shkojmë deri në fund”.