Janë të shumë fansat që ëndërrojnë të takojnë këngëtarët e tyre të preferuar. E shqiptares Vlora Ejupi i ka ardhur çdo gjë pa pritur, pasi Rihanna ka vizituar dyqanin ku ajo punon në Soho.
Vlora Ejupi ka publikuar vet pamjet në llogarinë e saj në Instagram, fotografi e video me yllin me famë botërore, Rihanna.
Teksa po bënte shopping në njërin nga dyqanet në Manhattan, Vlora është takuar me të, ku nuk ka hezituar të shfrytëzojë rastin për të pozuar me të.
E veshur me një pallto ngjyrë kaltër të lehtë, teksa në dorë mbante po një çantë me ngjyrë të kaltër, Riri u duk e mrekullueshme.