November 25, 2024

Shiten të gjitha produktet e Kate Spade

Pak kohë pasi Kate Spade u shpall e vdekur ditën e marte, që duket se kishte kryer vetëvrasje, fansat shfaqën dashurinë e tyre përmes rrjeteve sociale.

Të afërmit e saj dhe fansat e dizajneres vlerësuan lart impaktin e Spade në industrinë e modës.

Disa ora pasi dizajnerja kishte ndërruar jetë, adhuruesit e brendeve të Spade shfaqen dashurinë e tyre ashtu siç dinë më së miri, duke blerë produktet e saj.

Frances Valentine, brendi që e krijoi në vitin 2016, u vërshuar nga blerësit dhe tashmë pothuajse të gjitha produktet janë shitur.

Spade ishte tejet e njohur për çantat dhe aksesorët e saj.

Facebook Comments

MineralHygienics.com