November 27, 2024

‘Mos më prek’, fjalët e fundit të Xhulietës

‘Mos më prek’ kanë qënë fjalët e fundit të Xhulieta Çunit, drejtuar Xhafer Matës, 31-vjeçarit me të cilin dyshohet se kishte pasur një lidhje dashurie.

Këto fjalë kanë trokitur rëndë në mendjen e Xhafer Matës, 31-vjeçarit që duket se kishte ardhur i përgatitur për ta dëgjuar vendimin e saj final për lidhjen e tyre. Sapo Xhuljeta i ka kthyer kurrizin, 31-vjeçari e ka qëlluar me pistoletë dhe pastaj është kthyer nga kalimtarët.

Tejet i tronditur u ka folur: “Mos kini frikë, nuk ju bëj gjë” por nuk pa pritur ardhjen e Policisë. Ai ka vrarë veten në rrugë, jo larg vajzës së cilës nuk ia pranoi refuzimin.

Xhulejta Çuni, 19 vjeçe, ishte nga Vinjolli i Mirditës, kurse Xhafer Mata, 31 vjeç, nga Kalimashi i Kukësit. Të dy jetonin në Tiranë. Ngjarja ndodhi në afërsi të “Don Boskos”.

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com