Lojtari i Romës, Radja Nainggolan, ka treguar se kishte muaj kur ai jetonte energji elektrike, pasi babai ia kishte kthyer shpinën kur ishte i vogël,
Televizioni belg VTM bëri një klip të vogël me Nainggolan për një intervistë që kishte bërë, ku mesfushori foli në detaje për varfërinë në familjen e tij kur ai ishte i vogël.
“Ishim tre persona në shtëpi. Babai i im na la mua dhe nënën time e cila u desh të paguajë shumë borxhe të tij”, tha ai për VTM.
“Ajo fitonte 1300 euro duke punuar nga 10 orë në ditë. Ne hanim të njëjtat gjëra tri herë në javë dhe me muaj nuk kishim elektricitet”, thotë ai në rrëfimin e tij.
“Si shkova në Itali? Nuk mund të shkoja. U desh të shkoja pas gjashtë muajve, por vëllai i im më bindi mua që të rri dhe të vazhdoj. Fitoja 1400 euro në muaj në Pescara dhe isha në gjendje t’ia dërgoja nënës sime 500 euro. Babai im? Isha në Indonezi katër muaj më parë. Dëshiroja që t’i jepja atij një mundësi tjetër, ta falja, por ai ma ktheu shpinën më kërkoi para dhe u largua”, ka thënë në fund të rrëfimit të tij Nainggolan.