November 27, 2024

Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmojë në detyrë Edmond Islamaj, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo).

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i udhëhequr nga Suela Zhegu, me anëtare Pamela Qirko dhe relatore Genta Tafa Bungo mbajti të martën seancën dëgjimore si pjesë të procesit të rivlerësimit kalimtar për gjyqtarin Edmond Islamaj.

Relatorja Tafa Bungo bëri një paraqitje të detajuar të raporteve të administruara nga institucionet e pavarura mbi figurën e gjyqtarit dhe të hetimit administrativ të ndërmarrë nga KPK, duke nënvizuar se pasuria e Islamajt ishtë e bazuar në burime të ligjshme, gjyqtari nuk kishte kontakte të papërshtatshme dhe ishte profesionalisht i aftë.

“Pasuria ime është përfituar nga tashëgimnia…ndërkohë që jemi munduar ta zhvillojmë atë me të ardhurat tona dhe në përputhje me ligjin,” tha Islamaj në seancën dëgjimore.

“Procesi ka qenë i hapur, dinamik dhe transparent,” shtoi ai, duke kërkuar nga komisioni konfirmimin në detyrë.

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj bën pjesë në listën priotare të vetingut për shkak të funksionit dhe dosja e tij është shortuar me 30 nëntor.

Islamaj është diplomuar si jurist në vitin 1992 dhe ka filluar punë në Gjykatën e Durrësit. Ai ka drejtuar Gjykatën e Sarandës në vitet 1993-1995 dhe atë të Kavajës në vitet 1998-2002. Islamaj ka mbajtur pozicionin e kryeinspektorit të Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe gjyqtar i Apelit të Tiranës, para se të emërohej anëtar i Gjykatës së Lartë në qershor të vitit 2011.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com