Këngëtari shqiptar, Ermal Meta pas koncertit të 1 qershorit në Tiranë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare. Ai ka qenë i ftuar në disa emisione, ndërsa mbrëmjen e sotme ishte në një intervistë ballë për ballë Alban Dudushit në ‘Top Show Magazine’. Në këtë intervistë Ermali ka treguar shumë detaje nga jeta e tij si dhe pjesëmarrja në ‘Eurovision’.
Madje ai është shprehur shumë i sinqertë, duke thënë se Eugent Bushpepa ishte ai që ka kënduar më mirë nga të gjithë. “Duhet të them të drejtën Eugenti këndoi shumë herë më mirë se unë. Është këngëtar jashtëzakonisht i mirë, mund të them pa kundërshtim se ishte këngëtari më i mirë atje, këndoi më mirë nga të gjithë”, – ka thënë ai. Më tej Ermali është shprehur se fakti që Italia nuk i dha 12 pikë Shqipërisë, i është dukur si një tradhëti e vogël. Pavarësisht pikëve dhe renditjes në festival e rëndësishme është vlerësimi dhe meritat që artistët i japin njëri-tjetrit.
https://instagram.com/topchannelalbania/?utm_source=ig_embed