November 27, 2024

Pëson infarkt në burg një nga katër kuksianët e arrestuar për Rrugën e Kombit

Me datën 20 prill 2018 Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur që të lirojë 7 protestues të cilët ishin arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit. Gjykata gjithashtu vendosi që 4 persona të tjerë të mbeteshin në burg.

Por, sipas informacioneve të Dritare.net Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës i cili kishte mbetur në burg nga Gjykata e Apelit është liruar në javët e para të majit.

Shkak për lirimin e tij është bërë sepse 35-vjeçari ka pësuar një infarkt dhe pasi ka qëndruar disa ditë në spitalin e Tiranës ai është lirua me vendim Gjykate.

Burime të Dritare, pohojnë se Onuzi pas lirimit dhe pas daljes nga spitali i Tiranës ka kaluar edhe disa ditë në spitalin e Kukësit.

Familjarët e Onuzit kanë pranuar për Dritare.net lirimin e tij por pa dhënë shumë informacione për gjendjen e tij shëndetësore.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com