November 27, 2024

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja në 8 qershor përballë Vettingut

Sipas njoftimit zyrtar, në datë 8 qershor në orën 10:00 do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të Vettingut kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Trupa që do të gjykojë dosjen e tij do të përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine. Kontrolli do të bëhet për pasurinë, figurën dhe aftësinë profesionale.

Aktualisht vendi është pa gjykatë Kushtetuese, pasi ka mbetur me tre anëtarë. Më herët dha dorëheqjen Besnik Imeraj, ndërsa u shkarkuan Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha.

E vetmja që e kaloi ishte Vitore Tusha. Gani Dizdari dhe Bashkim Dedja ende nuk kanë kaluar në sitën e vettingut.

Facebook Comments

MineralHygienics.com