December 24, 2024

Gozleme

Këto mund të jenë simitet më të shijshme që mund të keni provuar ndonjëherë. Brenda tyre mund të “maskoni” dhe spinaq, djathë, mish të bluar…

Përbërësit:

– 1,5 kg miell,
– 250 ml qumësht të freskët,
– një lugë vaj,
– një lugë uthull,
– një lugë e vogël kripë,
– 500 g djathë,
– 8 vezë (të ziera dhe të freskëta),
– pak ujë.

Përgatitja:

Miellin e përhapin, bëjnë një gropë të vogël dhe i shtojmë 2 vezë, djathin, kripën, uthullën dhe vajin dhe i përziejmë.

Gradualisht i shtojmë qumësht të freskët, pak ujë dhe e ngjeshim deri sa të bëhet brumi elastik.

Brumin e ndajnë në topa të barabartë dhe i tëhollojmë me okllai në kore të holla. Vezët e ziera i grimcojmë dhe i përziejmë me djathë. I shtojmë 2 vezët e tjera dhe i përziejmë.

Fillin e gatshëm e qesin në mes të kores së tëholluar. I mbulojmë skajet e kundërta të kores, sërish qesim fillin dhe i mbulojnë skajet e tjera, derisa të bëhen ngjashëm si qese.

Gozlemet e përgatitura i fërgojmë në vaj të nxehur nga të dyja anët.

Ju bëfshin mirë!

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com