Monedha e përbashkët europiane nuk di të ndalet në tregut vendas. Euro ka shënuar sërish sot një rekord të ri të ulët duke zbritur poshtë 125 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot ne nivelin e 124.88 lekëve
Monedha e përbashkët europiane nuk di të ndalet në tregut vendas. Euro ka shënuar sërish sot një rekord të ri të ulët duke zbritur poshtë 125 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot ne nivelin e 124.88 lekëve, me një rënie me 0.54 pikë nga fundi i javës së shkuar.
Ky është niveli më i ulët që nga janari i vitit 2009, kur euro e hapi vitin në kuotat e 123-124 lekëve, por më pas u rrit për të arritur në nivelin rekord në mes të vitit 2011, kur arriti në 142.6 lekë. Më pas, euro ishte në nivele të qëndrueshme për 6 vjet, duke u këmbyer midis 139-140 lekë. Rënia nisi në gjysmën e dytë të vitit 2016 dhe ka vijuar në mënyrë të qëndrueshme, duke u përshpejtuar në muajt e parë të këtij viti.
Ekspertët pohojnë se arsyeja kryesore mbetet oferta e lartë për valutë që vjen nga kanalet formale (remitancat, investimet, eksportet e mallrave dhe shërbimeve, turistët) ato informale (paratë ilegale që futen kryesisht në punë përmes ndërtimit) si dhe ndikim të dukshëm në luhatjet e forta kanë pasur transaksionet për konvertimin e kapitalit të bankave. http://www.monitor.al/euro-nuk-ndal-renien-ekspertet-po-ndikon-dhe-konvertimi-kapitalit-te-bankave/
Në bursat ndërkombëtare euro e ka marrë pak vetën ditën e sotme, duke u ngjitur në 1.17 dollarë dhe duke u larguar nga niveli më i ulët në gati tre vjet, pasi tensionet për krizën e qeverisë në Itali sikur u zbutën disi. Pozitivisht ndikuan dhe të dhënat pozitive në Gjermani.
Fakti që euro në tregun vendas nuk e reflektoi këtë tendencë, tregon se monedha e përbashkët është e dobët në Shqipëri si rrjedhojë e faktorëve të brendshëm. Teksa euro nuk ra, kursi u korrektua përmes nënçmimit të fortë të dollarit, i cili humbi 1.18 lekë në ditën e sotme, duke u këmbyer me 107.6 lekë.
Ekspertët pohojnë se euro pritet të jetë e dobët për shkak të fillimit të efekteve sezonale, ku rolin kryesor po e luajnë të ardhurat nga turizmi. Për herë të parë këtë vit, sezoni ka nisur më herët, që në maj dhe nga qershori hotelet kanë raportuar se janë pothuajse 100% të rezervuara me turistë nga gjithë Europa, ku këtë vit risi janë nordikët./Monitor