November 24, 2024

Daul: Mbrojtja që Rama po i bën Xhafajt po bllokon hapjen e negociatave

Ish-kryeministri, Sali Berisha, nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook i ka dhënë jehonë një deklarate të fortë të presidentit të Partive Popullore Europiane, Joseph Daul. Politikani i lartë europian është i pari që deklarohet qartë dhe ashpër, për mbajtjen dhe mbrojtjen që kryeministri Rama po i bën ministrit të Brenshëm Fatmir Xhafaj, duke bllokuar kështu, edhe hapjen e negociatave.

Statusi i plotë i ish-kryeminstrit Sali Berisha

Xhafa i Droges bllokuesi i hapjes se negociatave!

Presidenti i Partise Popullore Europiane, Joseph Daul, ka kërkuar largimin e Fatziut nga Ministër i Brendshëm.

Te dashur miq, gjatë mbledhjes së Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane ne Varshave, Presidenti Joseph Daul ndër të tjera, është shprehur:

“Ne po e ndjekim nga shumë afër qeverinë shqiptare, për shkak të përfshirjes së Ministrit të Punëve të Brendshme në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar. Nëse nuk përmbushen principet e zbatimit të ligjit, unë nuk shoh se si mund të ketë një përgjigje positive për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ndaj ne duhet të shohim nëse do të ketë ndryshime deri në samitin e ardhshëm”.

Pra te dashur miq, Fatziu i Droges po mban peng hapjen e negociateve te Shqiperise me Bashkimin Europian! Kjo fakton edhe njehere se Edvin Kristaq Rama, midis Europes dhe Droges ka zgjedhur Drogen dhe parate e saj te krimit!

Largimi tij nga pushteti eshte rruga e vetme per te ecur drejte Bashkimit Europian! sb

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com