November 27, 2024

Parashikimi i motit, ikën rreziku i shiut, vijnë zjarret

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit, për pasditen e sotme dhe nesër.

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër (e martë, dt.05) pritet të ketë reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta në një pjesë të qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet priten kryesisht në pjesët kodrinore-malore të qarqeve, gjatë orëve të mesditës, ku në zona shum? të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate (më të mundshme nesër pasdite).

Image

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 18 / 30 °C

në vendet e ulëta: 18 / 31 °C

në vendet malore: 12 / 25 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë orëve të pasdites.

Zjarret në pyje

Sot pasdite dhe nesër pritet rrezik “i moderuar” në qarqet Kukës, Durrës, Tiranë, Fier dhe rrezik “i ulët” në pjesën tjetër të territorit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Shumica e qarqeve me rrezik mesatar “i ulët” pritet të ketë rrezik “i moderuar” në zona të kufizuara, konkretisht qarqet: Shkodër (Jug), Lezhë (Perëndim), Elbasan (Perëndim dhe Lindje), Korçë (Lindje), Vlorë (Veri dhe Jug).

Rreziku do të jetë më i lartë gjatë mesditës së nesërme.

Image

Facebook Comments

MineralHygienics.com