November 27, 2024

Kim Jong pergatitet rreptesishte para takimit me Trump

Tre zyrtarë të lartë ushtarakë të Koresë së Veriut janë shkarkuar nga postet, tha një zyrtar i lart i lartë amerikan të hënën, një lëvizje kjo që analistët thanë se do të mbështeste përpkjet e liderit të ri të Veriut për një hop në zhvillimin ekonomik dhe lidhje me botën.

Kim Jong Un është duke u përgatitur për një takim të nivelit të lartë me presidentin amerikan Donald Trump në Singapor më 12 qershor, takimi i parë i tillë midis një udhëheqësi të Koresë së Veriut dhe një presidenti të SHBA-së.

Zyrtari amerikan që foli në kushte anonimiteti iu referua një raporti nga agjensia e lajmeve të Koresë së Veriut, Yonhap sipas së cilës, të tre zyrtarë e lartë të Ushtrisë duhej të ishin zëvendësuar.

Arsyet që e kanë çuar Kim në këtë vendim janë të paqarta, por analistët thanë se kjo shkundje i lejon atij dhe partisë në pushtet të forcojnë kontrollin mbi Usyhtrinë Popullore Koreane në një moment kritik të angazhimin ndërkombëtar dhe zhvillimeve brenda vendit .

“Nëse Kim Jong Un është i vendosur të bëjë paqe me Amerikën dhe Korenë e Jugut dhe të merret të paktën me një pjesë të programit bërthamor, ai duhet ta izolojë ndikimin e ushtrisë koreane, ta mbyllë në një kuti dhe ta mbajë aty,” tha Ken Gause, drejtor i Grupit për Çështjet e Jashme në CNA, një organizatë analizash dhe kërkimesh jofitimprurëse.

Facebook Comments

MineralHygienics.com