December 24, 2024

Ja figurat publike që ndoqën nga afër koncertin e Rita Orës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka mbajtur një koncert të suksesshëm në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë.

“Ora e Super Muzikës” është quajtur ky koncert, i cili ka sjell në tre ditë rresht emra të njohur si: Ermal Meta, Eugent Bushepa dhe e madhja Rita Ora, etj.

Rita këndoi sonte (e shtunë) për mijëra qytetarë, të cilët kishin ardhur enkas për të ndjekur performancën e zjarrtë të artistes shqiptare.

Që nga këngët e saj moderne e deri te vallja e Rugovës bënë që koncerti i sotëm të jetë spektakolar dhe i paharrueshëm për të pranishmit.

Në mesin e mijëra qytetarëve që ndoqën nga afër koncertin e këngëtares, të pranishëm ishin edhe shumë figura publike.

Mund të përmenden kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe bashkëshortja e tij, prezantuesja Anita Muçaj-Haradinaj.

Kjo e fundit, ishte ajo që ndau me ndjekësit në InstaStory një fotografi nga koncerti, duke shkruar: “Duke e shijuar Tiranën me Rita Orën”.

Edhe këngëtarja Jonida Maliqi ishte po ashtu e pranishme në turmën e njerëzve. Ajo në rrjetet sociale publikoi një fotografi, ku tregoi se këtë koncert po e ndjek nga afër së bashku me stilistin, Niko Komani.

Producenti Ardit Gjebrea gjithashtu tregoi, se ndoqi nga shumë afër interpretimin e artistes shqiptare.

Princeshë Eliza Zaharia-Zogu gjendej po ashtu në rendin e parë të personave që panë koncertin e Rita Orës.

Ndërkohë, pak më tutje ndodheshin këngëtaret Aurela Gaçe dhe Olta Boka, të cilat gjithashtu duket se e kanë shijuar në maksimum mbrëmjen.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com