November 27, 2024

Fidel Ylli s’pranon dhunën mbi Kasmin: Ka ardhur për të bërë viktimën

Një përplasje e fortë po ndodh në Komisionin e Medias ndërmjet kryetares Albana Vokshi dhe deputetit të amzhorancës Fidel Ylli. Përplasja ka ndodhur për shkak të dëshmisë së gazetarit Bledi  Kasmi, i cili dëshmoi dhunën që u ushtrua mbi të nga Policia gjatë protestës së opozitës. Mirëpo Ylli nuk e ka pranuar dhunën dhe i është drejtuar opozitës me fyerje dhe akuza. Kryetarja e komisionit, Vokshi, nuk e ka lejuar!

Ylii i drejtohet Boçit: Rrugaç je ti! Legen ti! Lëngaraq! Halabak!

Vokshi: Fol për dhunën që u targetua me urdhër të Ramës, fol dhe mos fyej! Do të flasësh apo ta heq fjalën!

Ylli: Unë kam fakte! Vjen një gazetar për të bërë viktimë! Mua për atë më vjen shumë keq, por…

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com