November 28, 2024

Afërdita Dreshaj i vë flakën festës së beqarisë në Las Vegas

Siç dhe mund ta keni parë nëpërmjet Instagramit, këtë fundjavë, Afërdita Dreshaj ka mbledhur shoqet e saj më të mira në Las Vegas dhe përgjatë 3 ditëve ato po kalojnë momentet më të “çmendura’’ që do të dëshironte çdo femër në festën e saj të beqarisë. Ndërkohë që kanë mbetur thuajse tre javë nga kurorëzimi në martesë i këngëtares dhe modeles së njohur me lojtarin çek të hokey-t Jakub Kindl, ajo ka zgjedhur të festojë ditët e fundit të ‘’lirisë’’ me një festë që ka kaluar çdo parashikim e pritshmëri.

Festë në pishinë, party në club-e ekskluzive dhe në dhomat e hotelit, alkool, veshje ekstravagante si dhe ëmbëlsira me formën e penisit  janë disa prej detajeve që e kanë kthyer festën e saj të beqarisë në një festë plot ngjyra e aspak të mërzitshme.

Ne e dimë që festat e beqarisë tashmë janë kthyer në ”domosdoshmëri” dhe personazhet VIP nuk i kursejnë vetes asgjë përpara dasmës. Por Afërdita e ka bërë ashtu siç duhet “What happens in Vegas, stays in Vegas” – ”Çfarë ndodh në Vegas, mbetet në Vegas”.

Çifti i njohur  do të martohet më 29 qershor të këtij viti, në një ceremoni ekzotike në Miami Beach-Florida. Në një prononcim të para pak muajve përveç datës Afërdita ka zbuluar edhe ftesën e dasmës, që ngjan me një kartolinë, pasi ajo shfaqet në krahët e Jakub-it në plazh teksa i dhurojnë njëri-tjetrit një puthje.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com