Ka marrë fund ankthi për 7 turistët polakë në rrezik për jetën në Maskollatë të Tropojës, të cilët janë shpëtuar nga punonjësit e kantierit të kompanisë Gener 2 nën drejtimin e specialistit të sigurisë.
Turistët duke dashur të ndjekin shenjat e shtigjeve për hiking (ngjitje në mal) kanë përfunduar jashtë shtegut të sigurt të paracaktuar duke përfunduar në majën e një skarpate të rrezikshme prej 150 m larësi, në rrezik për jetën. Duke u gjetur në gjendje paniku turistët kanë kërkuar ndihmë dhe asistencë.
Punonjësit e kompanisë Gener 2 u janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë të turistëve, duke vënë në dispozicion mjetet, angazhuar stafin dhe duke organizuar një evakuim të sigurt për ta. Gjatë operacionit të shpëtimit, turistet u zbritën me anë të një teleferiku të posaçëm të kompanisë dhe u dërguan në vend të sigurt, jashtë rrezikut për jetën.