November 27, 2024

‘Rama, sot doja t’u drejtoheshe fëmijëve të Bulqizës

Pas mesazhit që kryeministri Edi Rama i drejtoi sot prindërve me rastin e Ditës së Fëmijëve të tyre, një reagim i ashpër ka ardhur nga deputeti Përparim Spahiu.

“Sot, ti mjeshtri i “Mirëmëngjeseve” doja t’ju drejtoheshe fëmijëve të Bulqizës mbetur jetimë pasi babai i tyre ka humbur jetën në minierë, – shkruan Spahiu në Fb, deputeti që ka inicuar projektligjin për statusin e minatorit dhe që nuk është aprovuar nga mazhoranca. – Sot, Ti mjeshtri i “Mirmëngjeseve” doja ti drejtoheshe fëmijëve të minatorit me këmbë të sakatuar në minierë që prej tre ditësh as një vizitë në spital nuk ja bëre dot.

Sot, Ti mjeshtri i “Mirmëngjeseve” doja ti drejtoheshe të gjithë fëmijëve të minatorëve që prindërit e tyre çdo ditë bëjnë punën më të rëndë, të pambrojtur me status të veçantë, pa Statusin e Minatorit…!!! Vazhdo, bashkëqeveris me qytetarët, se kanë mbetur dhe ca, sa për të mbushur takimet ku ti shkon..!!!Syri

Facebook Comments

MineralHygienics.com