Pavarësisht se janë të famshme dhe vijnë nga e njëjta familja, kanë marrë gjene aq të ndryshme sa nuk do të mund t’i dallonit që ishin motra.
Veç paraqitjes së jashtme, ndryshimi dallohet edhe në karakter apo në mënyrën e stilit të veshjes. Njëra ekstravagante dhe tjetra e thjeshtë, apo njëra bionde dhe tjetra brune, pavarësisht se vijnë nga të njëjtit prindër ngjashmëria mes tyre është shpesh e vështirë të gjendet.
Lori dhe Sara Hoxha
Flokët bionde janë ndoshta e vetmja gjë që i bashkon dy motrat Hoxha. Duke nisur nga forma e fytyrës te tiparet, për të vijuar më pas me fizikun, njëra e gjatë dhe tjetra e shkurtër, Lori dhe Sara kanë marrë gjene të ndryshme. Diferencën e tyre e dallojmë edhe në stilin e veshjes, Lori gjithmonë në ndjekje të trendeve, ndërsa Sara qëndron më konstante dhe “casual”.
Nora dhe Era Istrefi
Motrat Istrefi që në fillim të karreirës së tyre ndoqën rryma dhe stil të ndryshëm në muzikë, pa pasur asnjë ndikim te njëra-tjetra. Ngjashmërinë mes tyre nuk e pamë jo vetëm në muzikë, por as në imazh me tiparet komplet të ndryshme, pavarësisht se me kalimin e kohës kanë ndryshuar.
Adelina dhe Zanfina Ismajli
Motrat Ismajli u futën në muzikë që në vitet ’90. Fillimisht ishte Adelina që fitoi zemrat e të gjithë shqiptarëve me personalitetin dhe risinë që solli në skenë. Buzët dhe vetulla e saj e prerë ishin dy nga karakteristikat që vazhdojnë të mbeten në mendje, ndërsa Zanfina është shumë ndryshe nga ajo, ka tipare më të ëmbla.
Xhensila dhe Alba Myrtezaj
Motra e saj ka zgjedhur që të qëndrojë larg ekranit, por të gjithë u prezantuam me të zyrtarisht vitin e kaluar në dasmën e Xhensila Myrtezajt. Alba ndryshe nga e motra është bionde dhe nëse shikoni këtë foto nuk do të gjeni shumë të përbashkëta mes tyre.
Orinda Huta dhe Silvana
Ndoshta shumë prej jush nuk e dinte kohë më parë që Orinda Huta ka një motër më të madhe. Silvana jeton në Irlandë dhe nuk është e njohur për publikun shqiptar, por nuk mund të mungonte kurrsesi në dasmën e së motrës. Ne mendojmë se ato nuk kanë asnjë ngjashmëri mes tyre! / Iconstyle