November 28, 2024

Bora Kokëdhima: I bëra dhurata vetes

Bora Kokëdhima është një stiliste mjaft e njohur në Shqipëri, por prej 1 viti e gjysmë ka patur një shkëputje. Por duket se stilistja do të rikthehet fuqishëm me koleksionet e saj te reja në veshje, këpucë, çanta, madje edhe kapele.

Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan ku tregoi për projektet e saj të reja dhe për jetën private. Vetëm pak ditë më parë Kokëdhima ka festuar 30-vjetorin, për të cilin tha se ndryshe nga shuma gra dhe vajza të cilat kanë kompleks moshën, ajo e ka shijuar.

“Isha me familjen dhe të fejuarin. Të them të drejtën të gjitha femrat kur kalojnë nga një 10-vjeçar në një tjetër nuk është se janë shumë të lumtura. Unë jam e çuditshme me kohën, ose më ndodh shumë kohë më parë ose shumë kohë më pas depresioni. Dhe mua më ndodhi në 29-vjetor dhe për 30-vjetorin isha e lumtur dhe e gëzuar. Mami ishte shumë e shqetësuar dhe i thoshte të gjithëve: Mos i flisni, në rregull”.

Ndërkohë Olsi më thoshte: “Ti je shumë e bukur, ç’e vret mendjen. Nuk e përjetova keq të them të drejtën. Në të tridhjetat më duket sikur je më e çliruar dhe ke kohë ta shijosh më shumë. Mua më pëlqejnë të gjitha moshat dhe e gjej bukurinë tek të gjitha moshat. Për ditëlindjen time ishim në Mal të Zi dhe rastisi që në hotelin ku qëndronim ne ishte edhe finalja e pokerit ndërkombëtar dhe unë po bëja kot sikur dija të luaja. Kaluam shumë shumë mirë. Mora shumë dhurata dhe nuk do doja të ndaja ndonjërën në veçanti. Por këtë herë mora shumë seriozisht dhuratat për veten dhe i bleva një studio fotografike dhe më shijoi shumë dhurata që i bëra vetes. Unë jetoj me Olsin, por lëvizim shpesh dhe kemi të dy prioritet punën”, tha Bora.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com