November 24, 2024

Opozita vazhdon protestën në sallë, flet Flamur Noka

Deputetët e PS-së kanë lënë sallën e Kuvendit ku opozita po e vazhdon protestën e saj pasi kanë votuar njerin pas tjetrit projekligjet sipas rendit të ditës. Votimi i tyre u bë paralelisht me fjalimet që deputetët e opozitës vazhdonin të mbanin në foltore.

Falën e mori deputeti Flamur Noka, i cili tha: “Edi Rama bën gjithçka fasadë dhe vetëm fasadë dhe nuk e do integrimin. E vetmja forcë politike që e ka demostruar plotësisht se e do integrimin jemi ne, aleatët tanë. Edi Rama nuk e njeh rrugën europiane, por vetëm rrugën e krimit dhe të kanabizimit.

Ne do të bëjmë gjithçka siç kemi bërë këto vite për ta parandaluar: Ndal rrugën e kanabizimit, ndal kanabizimin, ndal kanabizimin. Do ta bëjmë dhe këtë muaj por pas këtij muaji, nëse do të vijë e të na shesë dëngla do t’i themi se numërimi mbrapsht për ty ka filluar dhe nuk do të jetë më i gjatë po i shkurtër se qytetarët pas datës 28 qershor nuk do të pranojnë që të ardhmen e tyre ta marrin në dorë bandat e krimit të organizuar me në krye edi ramën! Pas 28 qershorit, shqiptarët do ta përmbysin dhe Shqipëria do të ecë në rrugën europiane.”

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com