November 27, 2024

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranon prokuren për avokatin e Llallës

Eshtë pranuar prokura e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla për avokatin e tij Sokol Hazizaj . Pas ndërprejes së seancës se gjykimit Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dalë me vendim se pranon prokuren e avokatit te ish kreut të prokurorirsë.

Sot në orën 10:00 nisi seanca lidhur me shqyrtimin e ankimimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kundër vendimit për pushimin e Vetting-ut ndaj Adriatik Llallës.

Seanca u ndërpre pas leximit të prokurërës se Adriatik Llallës për avokatin e tij Sokol hazizaj, trupa gjykuse u tërhoq për të vlerësuar nëse ishte brenda kornizës ligjore ose jo, prokura e paraqitur.

Seancën e 16 majit, ish-Kryeprokurori nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi ndodhej jashtë Shqipërisë, dhe u përfaqësua nga avokati Sokol Hazizaj.

Facebook Comments

MineralHygienics.com