December 25, 2024

Ish-ministri ‘zbulon’ dy nenet, që Edi Rama ka huazuar nga ligjet e komunizmit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka denoncuar sot se si dy nene të Kodit Penal të ndryshuar nga kjo mazhorancë, janë huazuar nga ligjet e kohës së komunizmit, nga qeveria e “Rilindjes”.

Manjani shkruan se një nga nenet lidhet me dënimin e çdo njeriu, i cili flet hapur kundër qeverisë dhe për këtë rast, ish-ministri ka marrë procedimin që ju është bërë të rinjve që protestuan tek Ministria e Brendshme.

‘Neni 55, me të cilin pushteti komunist dënonte çdo njeri që fliste. Me këtë nen në mendje e në zemër shoku Edvin dënon cilindo që flet e mendon jo si Ai.

Shoku Fatmir, njohës i thellë dhe zbatues i këtij neni urdhëron policinë dhe prokurorinë të procedojnë cilindo që është kundër pushtetit të tyre! Edhe rininë’, shkruan Manjani.

Ndërsa neni tjetër i huazuar prej Ramës nga koha e Enver Hoxhës, të cilit i referohet ish-ministri, flet për shmangien e parazitëve nga puna.

‘Neni 209 flet për parazitët. Ky nen gjendet sot në fjalorin e Kryeministrit, i cili flet për parazitë në administratë dhe urdhëron publikisht largimin e tyre nga puna’.

Image

Facebook Comments

MineralHygienics.com