November 27, 2024

Balliu përplaset me Shenasi Ramën

Shenasi Rama në një lidhje për ‘Arena’ në Ora News thotë se politikanët shqiptarë që ai i konsideron si ‘paria’ kanë siguruar të ardhmen e tyre jashtë vendit edhe nëse shteti shpërbëhet, duke përmendur këtu edhe Fahri Balliun.

Por deputeti demokrat, Klevis Balliu tha se nuk pranonte që të flitej për familjarët e tij nga ish-spiunë të Sigurimit të Shtetit.

Rama: Popullit shqiptar është mashtruar nga paria sunduese, kushdo qoftë ajo. Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama, Pandeliu kushdo që ka qenë në drejtim të shtetit ka ndjekur këtë kartë të integrimit evropian sepse ky ka qenë objektivi i paarritshëm. Populli shqiptar është vënë me shpinë për mur. Nuk ka asnjë alternativë. Oligarkizimi i shoqërisë ka mbërritur në ekstrem. Paria i ka zgjidhur gjithë problemet e veta. Po të ndodhi edhe shpërbërja e shtetit shqiptar shkojnë tek pronat që i kanë, jahnet që i kanë, paratë nëpër banka. Ata janë evropianë përfshirë këtu edhe motrën dhe të atin e zt.Balliu që keni atë. Por problemi nuk është aty.

Balliu: Nga spiunë të sigurimit nuk lejoj që të flasin për familjarët e mi. Ti zotëri ke futur në burg, Luk Velajn në 1977 sepse fliste për Fishtën. Unë kam dosjen tate këtu. Ti nuk ke qenë asgjë tjetër vetëm se një spiun i sigurimit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com