December 24, 2024

Sepp Blater në librin e tij e ‘e vërteta ime’

Në moshën 82-vjeçare, zvicerani famshëm Sepp Blatter sapo ka kaluar një baterinë sulmesh dhe tani është më i qetësuar. Për arsye shëndetësore, ish-presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (1998-2015), i pezulluar për gjashtë vjet, është detyruar të anulojë vizitën e tij në Paris për të promovuar librin e tij “E Vërteta ime” (Ed Heloise Ormesson).

Që nga Zurihu, “mbret i rënë” i futbollit botëror ka dhënë një intervistë për gazetën franceze  Le Monde, duke ju i përgjigjur pyetjeve për mbretërimin e tij dhe zhvillimet që shënuan rënien e tij.

Prokuroria zvicerane ka njoftuar me shkrim Michel Platini se ai “nuk do të penalizohet”, si pjesë e procedurës të mbyllur ndaj jush dhe sepse ka bërë pagesën prej 2 milionë franga zvicerane (1.8 milionë euro). A është ky një lajm i mire për Ju?

Blater: Natyrisht, është një lajm i mirë. Por një lajm shumë i vonuar. Si mund të ndodhte që të ngrihej një akuzë kundër meje, dhe Platini të ishte dëshmitar kundër meje, dhe kjo histori mbahet gjallë që nga shtatori 2015? FIFA e shtërngojnë këpucët përballë Michel Platinisë. Imagjinoni se cfarë mund të ndkdhë nëse ai do të ritkthehet …

A jeni dakord me argumentet e FIFA-s, e cila refuzon, në bazë të kodit të saj etik, të shfuqizojë pezullimin katër-vjeçar të zotit Platini?

Blater: Jo. Njerëzit e FIFA-s përdorin këto argumente, sepse është e vetmja mënyrë për të shpëtuar lëkurën e tyre. Komiteti i Etikës i FIFA-s i ka zhvilluar punimet pas ndërhyrjes së gjykatave zvicerane për rastin tim. Rasti im do të përfundojë pas Kampionatit Botëror në Rusi. Pas përfundimit të kampionatit s’ka më arsye për të mbajtur këtë pezullim në një nivel etik.

Sa i përket kalendarit elektoral, çfarë mundësie ka Platini nëse dëshiron të kthehet në lojë politike?

Blater: Mua, nuk më shqetëson që unë personalisht jam pezulluar për gjashtë vjet. Por pezullimi i Michel Platini më shqetëson se ai përfundon në tetor 2019, pra katër muaj pas zgjedhjeve në FIFA në Paris. Pra ky kalendar favorizon Gianni Infantinon (pasardhësi im në FIFA dhe krahu i djathtë i z. Platini). Federatat Kombëtare mund të kërkojnë shtyrjen e kongresit zgjedhor.  N rast se presidenti aktual i FIFA-s do të rizgjidhet, atëhere do të duhej të përballeshim me sfidën e mbajtjes së një kongresi të jashtëzakonshëm pas tetorit 2019 dhe të heqjes së pezullimit për kandidimin e Platinisë.

Kush e ka shkaktuar rënien tuaj duke ju akuzuar te Prokruri zviceran se ju u keni paguar Platinisë 2 milion franga zvicerane?

Blater: Ai e ka denoncuar këtë rast tek prokurori zviceran është pa dyshim Marco Villiger, drejtori im ligjor. Ai kishte marrëdhënie të drejtpërdrejta me prokurorinë.

Disa burime hedhin dyshime se jeni ju keni që i keni kërkuar z Villiger për të transmetuar të dhënat për 2 milion frangat zvicerane tek Prokurori në mënyrë që ti jepni mundësi Komitetit të Etikës të marrë vendimin për të penguar kandidimin e Mishel Platinisë. Mos vallë jeni ju që keni vrarë Platininë?

Blater: Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të mund të ndodhë. Unë nuk mund ti gjuaj me këmbë vetes time. Unë, kurrë nuk kam goditur ndonjë futbollist … Është e vërtetë se fillimisht Michel Platini mendoi se unë nuk doja që ai të ishte president. Por u desh një kohë e gjatë që ai të ndryshonte mendim. Unë nuk e kam vrarë Platininë.

Dosja e “2 milionëve” qarkullonte në verën e vitit 2015, në Zyrih, në njerzit që ju rrethonin, si një dosje që thuhej se do të përdorej për të mposhtur Mishel Platininë …

Blater: Po. Është një komplot nga njerëzit pranë meje që donin ta hiqnin Platininë.

Libri juaj titullohet “E Vërteta ime”. Pra, është vërteta juaj, e diskutueshme?

Blater: Unë nuk do ta ndryshoj këtë vërtetë. Unë jam thellësisht një njeri i sinqertë. Është e vërteta ime, dhe mund të betohem për atë që kam shkruar sipas ndjenjave të mia, dhe jam i bindur se gjithçka ka ndodhur ashtu sic e kam shkruar. Unë nuk dua të jem viktimë, kam bërë ndoshta edhe gabime, por nuk pendohem për asgjë.

A keni mbajtur rezerva në këtë libër?

Blater: Ka gjëra që nuk kam dashur ti shkruaj, veçanërisht për presidentin aktual të FIFA. Redaktori im më tha se nuk mund të shkruaja gjëra që mund të më çonin në një process gjyqsor. Ndonëse një proces gjyqsor është e mirë për shitjen e një libri.

Me ç’ka jeni më krenarë?

Blater: Une jam rritur në një mjedis të klasës punëtore. Mam lindur parakohe, dhe nënën time e kishin lajmeruar nëse “mund të jetoja ose jo”. Kam kaluar dyzet e një vjet në FIFA dhe jam krenar që futbolli është tashmë i organizuar në çdo vend.

“Keni krijuar një përbindësh”, ka thënë paraardhësi juaj (1974-1998), Joao Havelange. A është ky një përbindësh i pakontrollueshëm?

Blater: Po. Asnjë kulturë në botë nuk tërheq dhe mbledh aq shumë njerëz sa futbolli. Natyrisht që ka pasur edhe dëme anësore për shkak të parave të shumta, interesave personale dhe rëndësisë ekonomike.

Juve ju janë hapur sytë për këto dëme vetëm pasi është tronditur të Joao Havelange, për shkak të  pranimit të komisioneve nga kompania ISL(kompani marketingu). Ishte verbëria juaj e vullnetshme në këtë rast? Apo i keni lejuar të ndodhin vetiu?

Blater: I referohem filozofëve dhe humanistëve të mi Konfuci, Buda, Sokrati, Jezusi, Muhamedi. Ata thanë: “Mos gjykoni të tjerët, përndryshe do tju gjykojnë”. Kjo është e vërteta: nëse do ta kisha parë dhe do ta dija, me siguri do të kisha vepruar. Ky rast ISL shkoi në gjykatën federale, dhe dola i pastër. Komiteti i Etikës i FIFA gjithashtu më nxorri të pastër duke më fajësuar vetëm për “ngathtësi”.

Gjithashtu lind pyetja për veprimet e shumë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FIFA, që kanë qenë pranë jush për një kohë të gjatë. Si mund të thoni se jeni  gjendur i çuditur në 27 maj 2015, kur keni gjetur listën e njerëzve të akuzuar nga drejtësia amerikane?

Blater: Ata që ndodheshin në atë listë ishin dy individë që kishin zëvendësuar Jack Ëarner dhe Chuck Blazer në FIFA. Këta njerëz u arrestuan për aktivitetet e tyre jo në FIFA por në dy konfederatat amerikane ku kishin punuar më parë. Si mund ta dija unë se ata kishin vënë në xhepat e tyre paratë e të drejtave televizive? Unë pyes” Përse nuk u arrestuan në Shtetet e Bashkuara, por në Zyrih, përpara Kongresit të FIFA 2015, me dashamirësinë e autoriteteve zvicerane? Jam i bindur se ky ishte një sulm kundër FIFA-s dhe presidentit të saj. Më seriozisht: njerëzit në FIFA, sekretari i përgjithshëm (Jerome Valcke), zëvendësi i tij (Markus Kattner) dhe drejtori ligjor (Marco Villiger) e dinin se drejtësia amerikane do të sulmonte FIFA-n. Për rastin e Chuck Blazerit, mendova se prokuroria do të hetonte në SHBA.

A kanë tentuar t’ju korruptojnë ndonjëherë?

Blater: Një herë: Më ofruan dhe më vendosën $ 50,000 në xhep. Ua ktheva në bankë për t’i dërguar atyre personave mbrapsh. Personi që mi dha i mori ato.

Çfarë marrëdhënie keni me paratë?

Blater: Unë kurrë nuk kam pranuar para që nuk kam fituar vetë. Unë kurrë nuk kam kërkuar një kontratë më të lartë. Sa i përket pagës sime si kryetar (3.2 milionë franga zvicerane në vitin 2015), vlera e saj u përcaktua nga Komisioni i Shpërblimit dhe Kontrollit. Kam marrë një bonus prej 10 milionë franga zvicerane për Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut. Ndryshe nga cthotë FIFA, asnjëherë nuk kam marrë bonus për Kupën e Botës në 2014.

A jeni përpjekur të korruptoni ndokënd, veçanërisht në vitin 1998, kur u zgjodhët në krye të FIFA-s?

Blater: Nuk donin që unë të zgjidhesha. I vetmi që më mbështeti ishte Michel Platini. Në vitin 1998, ka pasur shumë thashetheme përpara kongresit, në Paris, ku ndër të tjera flitej se iu ishin shpërndarë  zarfe me para atyre që do të votunin për Presidentin e FIFA-s. Unë nuk kam qënë në hotelin e delegatëve që do të votonin. Unë nuk kam blerë asnje voatë se nuk kam qënë fare atje.

A keni qenë i obseseduar për të fituar dhe mbajtur pushtetin në krye të FIFA-s?

Blater: Nuk është posti që të jep pushtet. Pushteti  duhet të ushtrohet. Nuk është pushteti që më ka verbuar. Në vitin 2014, unë duhet ta kisha mbyllur karrierën. Nëse kjo do të kishte ndodhur, ne nuk do ta kishim këtë libër tani. Unë isha kreu i shtetit pa shtet, i zgjedhur nga populli, në bashkëjetesë me konfederatat kontinentale.

Përse ju vjen keq që ju e keni dorëzuar mandatin në  2 qershor 2015?

Blater: Unë në realitet dëshëroja të luftoja por nuk kisha forcën e duhur. Për më tepër që une pata edhe shtysën nga njerëzit që më rrethonin: MM. Valcke, Villiger, Thomas Ëerlen i firmës ligjore Quinn Emanuel, Domenico Scala (kreu i komitetit të auditimit dhe pajtueshmërisë), i cili e shihte po ashtu veten si president.

Deri në ç’masë Infantino juaj, pasardhësi juaj, “ka bërë spastrim” nga periudha juaj, ashtu siç ju shkruani në librin tuaj?

Blater Ai ka larguar rreth gjashtëdhjetë anëtarë të stafit menaxherial nga FIFA. Ata kanë qënë aty për 15-20 vjet. I vetmi nga garda e vjetër që nuk është larguar është  Marco Villiger. Përse? Sepse ai kishte lidhje me drejtësinë amerikane dhe drejtësinë zvicerane.

E drejta e zhvillimit të Kampionatit Botetore të Futbollit për vitin 2002  iu dha Katarit. A jeni i keqardhur sinqerisht?

Blater Si President, më vjen keq që kemi shkuar në Katar. Ky vendim ndryshoi gjeopolitikën e futbollit dhe Kampionateve Botërore të Futbollit. Ishte menduar që kampionati ia rdhshëm të zhvillohgej në SHBA në 2022. Kur është vendosur për Rusinë 2018, SHBA ishte kandidate dhe amerikanët do të kishin fituar nëse katër votat e Michel Platini do të ishin hedhur aty ku ato duhet të ishin. Katarianët nuk më kanë dashur kurrë. Kjo është arsyeja pse ata tërhoqën edhe kandidaturën e Mohamed Ben Hammam kundër meje në vitin 2011.

A e ka fituar Katari me ndershmëri?

Blater Ndërhyrja politike e Francës ka ndryshuar gjithçka. Nuk mund ta fajësojmë Nikolas Sarkozinë për ndërhyrjen në sport. Mund t’i themi vetëm se ai nuk e kishte këtë të drejtë.

A e keni pranuar ftesën e Vladimir Putinit për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror në Rusi?

Blater: Unë nuk do të marr pjesën në ndeshjen e hapjes së këtij kampionati për shkaqe shëndetësore. Preferoj të shkoj në fund të turneut. Për më tepër që unë do të shqetësoja pasardhësin tim nëse do të kisha marrë pjesë në ndeshjen e hapjes.

Do t’ia dërgoni librin tuaj Platinisë dhe Valckes?

Blater: Po. Unë do ti dedikoj atyre nga një kopje të librit ku do të nënvizohen me të kuqe ose më të verdhë  ato pasazhe në të cilën unë flas për ta.

“Z. Platini duhet të ri kthehet në FIFA,” shkruani ju në fund të librit. Kjo tingëllon si një puthje pas vdekjes, ndërkohë që porosia juaj në Zyrih, në verën e vitit 2015 ishte “gjithçka tjetër përveç Platini”. A e thoni këtë me ironi?

Blater: Jo aspak me ironi. Për mua gjithcka ka mbarua. Platini është njëzet vjet më i ri se unë. Unë i them atij: “bëje këtë gjë dhe shiko si do të sillet presidenti aktual”. Kjo është vetëm një ftesë.

Çfarë mendoni se tifozët e futbollit do të kujtojnë në dekada?

Blater: Imazhi im ndryshon: me duket se pas asaj që ndodhi, cdo ditë ka më shumë pozitivitet. Nëse unë do të arrij ti mbijetoj të gjitha veprimeve të drejtësisë, do të thonë: “Ai së paku e ka internacionalizuar futbollin”. Por historia ende nuk ka mbaruar.

Marrë nga Lemonde.fr

Facebook Comments

MineralHygienics.com