Që Noizy, përveçse të këndojë, është i aftë të bëjë shumë gjëra, të cilat prodhojnë para për të mbushur llogaritë e tij bankare, këtë e dinim.
Por sot mësuam një gjë krejtësisht të re për të: që ai di të fitojë para edhe nga gjëra të tjera që nuk kanë aspak lidhje me muzikën. Reperi më i famshëm shqiptar i momentit duket se është edhe një bastexhi i thekur dhe që luan skendina me shuma jo të vogla…, shkruan Syri.net.
Por jo vetëm, ai madje di edhe të fitojë bastet që luan. Këtë e ka treguar pikërisht sonte.
Noizy ka luajtur dy skendina për një ndeshje të vetme, miqësoren vëllazërore Kosovë Shqipëri, e cila u zhvillua në Cyrih të Zvicrës. Në njërën skedinë ka parashikuar fitoren e Kosovës (1) me një koeficient 5.3 dhe ka luajtur një shumë prej 200 mijë lekësh të vjetra. Parashikimi i tij ka dalë i saktë dhe reperi shqiptar ka fituar 1 milionë e 60 mijë lekë.
Ndërsa në skedinën tjetër ka vënë 30 mijë lekë të vjetra dhe ka luajtur 2/1 me pjesë, ku sipas tij pjesën e parë fiton Kosova, ndërsa në pjesën e dytë Shqipëria e përmbys. Në rast se gjithçka do ët shkonte sipas parashikimit, Noizy do të fitonte 480 mijë lekë të vjetra shqiptare. Por me skedinën e dytë nuk ka pasur edhe aq fat, pasi e ka humbur, raporton Syri.net .
Gjithsesi fitorja e 1 milionë lekëve duket se e ka entuziazmuar reperin, i cili fotografinë e skedinës fituese ka publikuar në rrjetet sociale përpara se të mbaronte ndeshja me mbishkrimin “Leku te leku shkon”, “Go Kosovë se kena ngel keq sonte”, “S’na jep as Baçi (babai i tij) lekë mo”, shkruante Noizy.
Ndërkohë që gëzimin nuk e ka fshehur as në disa video të publikuar në rrjet, ku shfaqet i qeshur duke bërë tifo për Kosovë, ndërkohë që tallet me këngëtarin tjetër të “OTR”, Varrosin, i cili ka humbur në skedinën e tij.