November 27, 2024

Kallëzohet në Prokurori Kryetarja e Bashkisë Sarandë

IKMT kallëzon në Prokurori kryetaren e bashkisë, Floriana Koka. Sipas kallëzimit të bërë ajo akuzohet për shpërdorim detyre. Të kallzuar bashkë më kryetaren e bashkisë janë edhe nënpunës të tjerë

Po ashtu IKMT ka kallëzuar në Prokurori dhe ish-kryebashkiakun Edmond Gjoka dhe ish-shefin e urbanistikës Panajot Gunari.

Koka, Gjoka dhe Gunari akuzohen nga IKMT se kane kryer vepren penale te “Shperdorimit te detyres” dhe “Falsifikimit te dokumenteve”.

“Zyrtaret jane pergjegjes per miratimin ne kundershtim me ligjin, te lejes se ndertimit ne favor te firmes “Daed” sh.p.k dhe zgjatjen e afatit te kesaj leje per objektin “Kompleks multifunksional” ne zonen bregdetare, prane Kanalit te Cukes” thuhet në njoftimin për mediat të IKMT-së.

Edhe më herët Koka ka pasur probleme me drejtësinë, ku KLSH denoncoi pak kohë më parë edhe për skema korruptive të favorizimit të kompanive private.

Facebook Comments

MineralHygienics.com