Lideri i Partisë radikale serbe, Voisllav Sheshel, ishte në qendër të vëmendjes muajin e fundit. Ai fillimisht përdhosi flamurin kroat dhe shau delegacionin e Kroacisë në Beograd e pastaj duke qenë faktor në ndalimin e deputetëve kosovarë pas një ftese nga Nenad Canak në një takim ndërparlamentar në Beograd.
Vojisllav Shesheli bëri një paralajmërim të frikshëm për presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic. Ai thotë se presidenti serb Vucic është në rrezik pasi atë duan të e vrasin, shkruajnë mediat serbe.
“Dikush dëshiron ta helmojë ose ta shkatërrojë me rrëzimin e një avioni ku do të jetë ai ose helmim me ushqime”, tha Sheshel.
Sheshel ka përmendur edhe vrasjet e mëhershme që kishin ndodhur ndaj liderëve serb, ai ka shtuar se Vucic duhet të ketë kujdes nga këto paralajmërime. “Gjatë 150 viteve të fundit, Princi, Mbreti, Ministri dhe Kryeministri janë vrarë dhe Presidenti ka mbetur” shton Sheshel. /B.S.