Elsa Tereziu ishte 52-vjeçarja që mbeti e vrarë pasditen e së dielës nga bashkëshorti i saj. Ngjarja e rëndë, e cila ndodhi në sytë e djalit 17-vjeçar të çiftit ka tronditur të afërmit, familjarët dhe miqtë e saj.
Trauma është e madhe për dy djemtë e saj, të cilët humbën nënën në mënyrë makabre. Elca Tereziu u godit të paktën tre herë me thikën e kuzhinës nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar Xhevdet Mehmeti. Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten të paqarta.
Ka qenë vëllai i së ndjerës, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka përlotur. Në ato pak rreshta që ka shkruar kuptohet qartë dhimbja e madhe në familjen Tereziu, sidomos te dy djemtë e Elcës.
“Më thuaj moj zemër ç’të bëj unë tani, më iku motra më la dy fëmijë. Më iku motra të takojë babanë, më la dy fëmijët me kokën mënjanë më thuaj moj zemër kë të mbaj më parë, Marion apo Danielin.
Ngelën duke qarë, jashtë bie shi. Ç’do bësh ti moj nënë, shiun s’ke për ta parë, ngelem duke qarë! Nuk duroj dot moj nënë kur tavolinën shtruar e shikoj të dua këtu afër të të përqafoj. Fjalët e fëmijëve të ishe ti dëgjoje, të prekin thellë në zemër, veten do shkatërroje…
Nuk mund t’i shkruaj të gjitha këto që thonë e pa harruar do mbetesh në zemrën tonë. Oh sa doja të shkruaja, por nuk duroj dot moj motër, më vjen të pëllcas… Fli e qetë moj motër, kurrë nuk do të harrojë fëmijët e tu, unë do t’i mbroj!
I shkruajta këto fjalë pa ndaluar, kështu do jem unë me ta, gjithmonë të bashkuar! I pa harruar qoftë kujtimi yt”, shkruan ai.