December 23, 2024

Për lyerje buke nga kungulli dhe gjalpi i susamit

Një lyerje buke nga kungulli kombinuar me gjalpin e susamit, me siguri nuk e do e ndani nga tryezat tuaja. Përmes recetës së mëposhtme do ta keni më të lehtë përgatitjen e saj.

Përbërësit:

– 500 g kungull,
– 2 lugë gjalpë susami (tahini),
– 2 thelpinj hudhre,
– kripë,
– 2–3 lugë vaj ulliri,
– ½ lëng limoni,
– sipas dëshirës spec i ëmbël.

Përgatitja:

Kungullin priteni në copa të vogla dhe piqeni në furrë që të zbutet.

Në blender qitni kungullin e pjekur, gjalpin e susamit, hudhrën dhe kripën.

Shtoni një lugë vaj ulliri. Nëse përbërja është shumë e dendur, shtoni edhe pak vaj ulliri apo, sipas dëshirës, shtoni lëng limoni.

Kujdes me shtesën e lëngut të limonit, sepse tretja do të mund të tharbet lehtë.

Shërbehet si lyerje buke për kafjall ose si shtojcë bashkë me perimet e pjekura për drekë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com