Të shumta janë këngëtaret që eksperimentojnë edhe në aktrim dhe ia dalin me sukses. Të njëjtën gjë ka bërë edhe këngëtarja Morena Taraku, e cila sapo ka publikuar këngën e saj më të re “Femnat”. Me sa duket, Morena nuk ka ndërmend të ndalet me kaq, por do të provojë edhe aktrimin dhe jo në një film shqiptar, por në një turk.
Këngëtarja ka postuar në Instastory një njoftim, ku shkruan: “Njerëzit e mi të dashur kudo në botë, jam shumë e lumtur t`ju njoftoj se do të jem pjesë e një filmi turk.” Filmat turq ndiqen shumë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të botës dhe me siguri kjo eksperiencë ka për të qenë një sukses për bukuroshen shqiptare.