November 27, 2024

Bëhet ‘Spiderman’ në Paris dhe shpëton fëmijën që ishte varur në ballkon

Një emigrant malian është shpallur hero pasi ai ka  hipur në pjesën e përparme të një ndërtese në Paris për të shpëtuar një fëmijë që u var nga një ballkon i katit të katërt.

Videoja e shpëtimit spektakolar të Mamoudou Gassamas u bë virale në rrjetet sociale.

Në më pak se një minutë ai tërhiqet nga ballkoni në ballkon dhe kap katërvjeçarin. Në ndihmë i doli edhe fqinji nga ballkoni tjetër, shkruan BBC.
Presidenti Emmanuel Macron e ka ftuar Gassaman në Pallatin Elysee të hënën për ta falënderuar personalisht.

Kryebashkiaku i Parisit Anne Hidalgo gjithashtu vlerësoi heroizmin e 22-vjeçarit dhe tha se e kishte thirrur që ta falënderonte.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com