November 28, 2024

Rusët nuk i japin vizë se është shqiptare?

Këngëtarja shqiptare, Era Instrefi do të jetë zëri i këtij Botërori, teksa do të së bashku me Uill Smith dhe Niki Xhem këndojnë këngën “Live it up”. Kjo përfshirje e Erës në këngën zyrtare të Botërorit, ka bërë krenar gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, por kur duket se gjërat ishin duke shkuar mirë, Era ka hasur pengesën e parë.

Këngëtarja shqiptare rrezikon të humbas performancën në hapjen e Botërorit, për shkak të vizës në Rusi.  Vitin e kaluar, Era Istrefi ishte ndër artistet ndërkombëtare të ftuara në një prej organizimeve më të mëdha të muzikës në kontinent, festivali Europa Plus. Por, fatkeqësisht, nuk mundi të ngjitej në skenën e Moskës krah artistëve të tjera si Dua Lipa, Bebe Rexha, apo Arilena Ara, për shkak se nuk siguroi dot vizën.

live-it-up-nicky-jam-feat-will-smith-era-istrefi-2018-fifa-world-cup-russia-official-audio-youtube-thumbnail-636x358

Në pikëpyetje mbetet edhe performanca në Botëror. Lajmi ne konfrimoi edhe mamaja e këngëtares shqiptare, e cila deklaroi se vajza e saj duhet të kthehet në Shqipëri për tu marrë me vizën ruse.

“Tani duhet të merremi me vizën e Rusisë. Erës i duhet të kthehet në Shqipëri dhe në Kosovë për t’u marrë me to”, u shpreh mamaja e këngëtares shkruan panorama.

Facebook Comments

MineralHygienics.com