Mediat e huaja kryesisht ato amerikane i kanë bërë jehonë protestës së opozitës këtë të shtunë.
Në artikullin e vet për këtë ngjarje Uashington Post shkruan se mijëra protestues të opozitës shqiptare mbajtën një protestë antiqeveritare duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama të cilin e akuzojnë për lidhje me krimin e organizuar.
Protestuesit të drejtuar prej liderit konservativ Lulzim Basha marshuan përgjatë bulevardit kryesor të kryeqytetit Tirana me thirrjet “Rama ik”.
Gjatë protestës viheshin re prania e flamujve shqiptarë, të SHBA-së dhe atyre të Bashkimit Europian.
Protestuesit gjuajtën me objekte të forta në drejtim të zyrës së Ramës dhe ndërtesës së Ministrisë së Brendshme.
‘Ka vetë një rrugëdalje, kjo qeveri duhet të largohet dhe kjo vjen vetëm përmes bashkimit popullor’- ka deklaruar Basha.
Disa prej protestuesve rrëzuan mbrojtëset e ndërtesës s ministrisë së Brendshme dhe tentuan të çajnë kordonin e policisë.
Demokratët publikuar edhe pamje të kryeredaktorit të gazetës së tyre Rilindja Demokratike Blendi Kasmi i cili mbeti i plagosur nga policinë.
Protesta përfundoi në mënyrë paqësore pas dy orësh.
Ndërkohë Edi Rama reagoi në rrjetet sociale duke falënderuar demokratët që nuk e mbështesin qeverinë, por që refuzuan të marrin pjesë në protestë.
Me të njëjtën përmbajtje protesta është pasqyruar edhe nga media Fox Neës me titullin: Marshimi i opozitës në Shqipëri për largimin e qeverisë.
Nga ana tjetër edhe britanikja Daily News dhe amerikania Abc News, duke iu referuar Associated Press e kane pasqyruar protestën e opozitës.