Pas suksesit të padiskutueshëm të koncertit “Diva” më 16 maj në Pallatit të Kongreseve, ku katër këngëtaret shqiptare Rovena Dilo, Irma Libohova, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima ndanë skenën me qindra spektatorë e mijëra shikues, këngëtarja Rovena Dilo vjen me një tjetër projekt po aq interesant.
Këngëtarja e famshme duke se nuk do që të heq dorë nga kërcimi, pasi ajo në datën 28 dhe 29 maj do të na prezantoj projektin “Be Different” të fondacionit ARKU, ku koreograf dhe ideator do të jetë Eltion Merja, ndërsa këngëtarja do të jetë ne rolin e producentes.
Ky projekt koreografik do të ketë trupën e balerinëve më në zë të momentit. Këngëtarja ka paralajmëruar që ky projekt do të jetë plotë surpriza duke na kuriozuar më tepër se çfarë po përgatit Rovena këtë herë.