December 24, 2024

Rëndësia e probiotikëve në parandalimin e infeksioneve kërpudhore

Çdo person ka një shumësi bakteresh në trup. Triliona baktere jetojnë në zorrët tuaja, ndërkaq shumica e tyre janë të dobishme.

Për shëndetin e sistemit të tretjes dhe forcimin e sistemit imunitar është e rëndësishme ruajtja e ekuilibrit të baktereve të mira.

Infeksionet kërpudhore mund të përhapen shumë shpejt, kur trupi e përjeton ndonjë shok, si marrja e antibiotikëve. Antibiotikët e vrasin shumicën e baktereve në trup, duke ia mundësuar infeksionit kërpudhor që të përhapet me shpejtësi.

Probiotikët janë efektivë në parandalimin e infeksioneve kërpudhore, duke rritur nivelet e baktereve të dobishme në trup dhe në këtë mënyrë duke e mbajtur një ekuilibër natyror.

Pse duhet të merren probiotikët për parandalimin e infeksioneve kërpudhore?

Probiotikët janë një shtesë e shkëlqyeshme në dietë, pa marrë parasysh nëse vuani nga infeksionet kërpudhore apo jo. Ata e lehtësojnë punën e sistemit të tretjes dhe e ruajnë ekuilibrin e florës së zorrëve në traktin digjestiv.

Konsumi i probiotikëve duhet të bëhet një shprehi e përditshme. Ne ju sjellim tre arsye se pse duhet të konsumoni probiotikë.

 

Forcojnë sistemin imunitar

Sistemi imunitar është një kombinim kompleks i organeve dhe sistemeve të ndryshme në trup. Ai është aq kompleks sa që shkencëtarët vetëm tani po fillojnë t’i zbulojnë mënyrat në të cilat ai vepron. Ajo për të cilën janë të sigurt është se një sistem i balancuar i tretjes e luan një rol kyç në parandalimin e infeksioneve dhe sëmundjeve.

Në një studim të vitit 2009 është vërtetuar se ekuilibri i baktereve në sistemin e tretjes mund ta përcaktojë punën e sistemit imunitar. Ata zbuluan se nivelet normale të baktereve të mira rrisin efikasitetin e sistemit imunitar dhe e ndihmojnë trupin që të mbrohet nga patogjenet. Arsyeja e saktë nuk dihet ende.

Me forcimin e sistemit imunitar mund ta rrisni rezistencën natyrore të trupit ndaj infeksioneve kërpudhore. Kjo është e rëndësishme sepse do ta parandaloni përhapjen e infeksioneve kërpudhore, por edhe ta parandaloni rishfaqjen e tyre.

Rregullojnë aciditetin në zorrë

Bakteret e mira lirojnë sasi të vogla të acidit laktik dhe acidit acetik. Kjo ndihmon në rregullimin e nivelit të aciditetit në zorrë. Infeksionet kërpudhore mund të përhapen gjithnjë e më shumë në një ambient alkalin, prandaj është shumë e rëndësishme ta ktheni aciditetin në nivele normale.

Ekzistojnë shumë arsye se pse zorrët tuaja mund të bëhen tepër alkaline, ndërkaq shkaku më i shpeshtë është marrja e antibiotikëve. E gjithë doza e antibiotikëve do t’i vrasë të gjitha bakteret në stomakun tuaj, ndërsa një numër i madh i tyre është përgjegjës për prodhimin e acidit. Acidideti në zorrë duhet të jetë 4 deri në 6 në shkallën pH.

Sigurojnë supremaci kundrejt infeksioneve kërpudhore

Probiotikët u sigurojnë zorrëve tuaja baktere të mira, të cilat më pas do të jenë më në numër se bakteret e këqija. Kur antibiotikët i vrasin bakteret e mira, trupi bëhet i përshtatshëm për krijimin e infeksioneve fungale.

Probiotikët duhet të merren në sasi të mëdha kur përhapen infeksionet kërpudhore. Sa më shumë që merrni probiotikë, aq më i vogël do të jetë rreziku i përhapjes së infeksioneve kërpudhore.

HN_BB_Probiotics_PartII_EP02_1-28-14_1214-img_1280x720

A mund të merren probiotikët së bashku me antibiotikë?

Antibiotikët i shkatërrojnë bakteret e dobishme në zorrë dhe në këtë mënyrë e rrisin rrezikun e infeksioneve kërpudhore. Duke marrë probiotikë para, gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve, mund ta zvogëloni rrezikun e infeksioneve kërpudhore.

Më së miri do të ishte ta shmangni marrjen e antibiotikëve, por ata janë shpesh një e keqe e domosdoshme. Nëse jeni duke marrë antibiotikë, sigurohuni që t’i merrni me arsye dhe për shkakun që vërtet ju duhen. Mjekët shpesh i përshkruajnë antibiotikët shumë lehtë.

Nëse jeni duke marrë antibiotikë, nuk ka asgjë të keqe nëse merrni edhe probiotikë. Probiotikët do t’i lehtësojnë disa nga efektet anësore të antibiotikëve dhe do ta zvogëlojnë shkatërrimin e baktereve të mira. Merrni probiotikë të paktën 2 orë para ose pas marrjes së antibiotikëve.

Burimet më të mira të probiotikëve

Jogurti. – Shumica e llojeve të jogurtit kanë aktivitet probiotik, por disa janë më efektivë se të tjerët. Jogurtët që deklarohen si probiotikë janë më të mirët. Shmangni jogurtet që deklarohen si probiotikë, por që nuk i kanë të cekura llojet e baktereve në përbërjen e tyre.

Kefiri. – Kefiri është qumësht i fermentuar. Ju mund të bëni edhe vetë kefir. Vetëm ju duhen kërpudha për kefir. Lajmi i mirë është se kërpudhat për kefir mund t’i përdorni disa herë dhe çdo herë pas përgatitjes së kefirit do ta keni një sasi më të madhe të kërpudhave.

Lakra turshi. – Lakra turshi është e mbushur me probiotikë dhe ka efekt të shkëlqyeshëm në shëndetin. Lakrën turshi mund ta bëni vetë. Imtësojeni atë, vendoseni në një enë të madhe, hidhni kripë dhe mbulojeni me një kapak prej druri. Atëherë do të fillojë procesi i fermentimit, ndërsa lakra juaj do të jetë e gatshme për konsum brenda disa javësh.

Facebook Comments

MineralHygienics.com