November 27, 2024

Kryeprokurori amerikan kërkon bashkëpunim me Ballkanin

Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions tha gjatë një takimi në Zagreb se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të rrisin partneritetin e tyre me vendet e Ballkanit në luftën kundër ekstremizmit dhe krimit të organizuar.

Në një takim të zhvilluar në Zagreb, me zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, ai tha se bashkëpunimi ka prodhuar tashmë rezultate të mira, por nevojiten më shumë përpjekje.

“Ne vazhdojmë të përballemi me kërcënime serioze nga terrorizmi, trafikantët e drogës, trafikantët e qenieve njerëzore, kriminelët e organizuar dhe korrupsioni”. Ai shton se “kriminelët përdorin kufij për t’u fshehur pas tyre. Nuk mund ta lejojmë që të ndodhë”, tha Prokurori, sipas The Associated Press.

Facebook Comments

MineralHygienics.com